E hënë, 22 Dhjetor, 2025
No Result
View All Result
ENGLISH SRPSKI
Sindikata e Policisë së Kosovës
Italian Trulli
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti
No Result
View All Result
Sindikata e Policisë së Kosovës
27 Qershor, 2025

Ambasadori për Paqe, z. Tahir Shabani, në vizitë zyrtare në Sindikatën e Policisë së Kosovës

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.
Sot, në ambientet e zyrës së Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK), kryesia ekzekutive priti në vizitë zyrtare Ambasadorin për Paqe, z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Institut de Coopération et Développement – ICD).
Me këtë rast, Ambasadori Shabani përcolli urimet e tij për kryetarin e sapozgjedhur të Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe për znj. Edita Azemi, e zgjedhur në postin e nënkryetares, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin maj 2025.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të fuqizimit të rolit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar. Ambasadori Shabani theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativat e SPK-së dhe bëri të ditur se tashmë janë përgatitur takime të rëndësishme në Zvicër, në të cilat përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës do të marrin pjesë, me synim krijimin e lidhjeve të reja me sindikata dhe institucione ndërkombëtare.
Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për trajnime profesionale për zyrtarët policorë dhe përfaqësuesit sindikalë, promovimi i Sindikatës në platformat ndërkombëtare, si dhe thellimi i bashkëpunimit me sindikata të shteteve si Franca dhe Zvicra.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të angazhimeve ndërkombëtare të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me qëllim avancimin e të drejtave dhe kushteve të punës për zyrtarët policorë në Republikën e Kosovës.
54
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Postimi i mëparshëm

NJOFTIM PËR ANËTARËT E SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS

Postimi tjetër

NJOFTIM PËR ANËTARËT E SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS

Te Fundit

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “Banja e Kllokotit”

by SPK
12 Dhjetor, 2025
0

Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “Banja e Kllokotit” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin...

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, së bashku me nënkryetaren, znj. Edita Azemi, kanë pritur në takim kryetarin e Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës, z. Ahmet Hyseni, bashkë me nënkryetaren, si dhe kryetaren e Sindikatës së IPKO-së, znj. Dea Gjinali

by SPK
10 Dhjetor, 2025
0

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, së bashku me nënkryetaren, znj. Edita Azemi, kanë pritur në...

Me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me datë 25.01.2024, në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takimi me përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe të udhëhequr nga Zonja Margaret Belof.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Radika Mountain Resort në Maqedoninë e Veriut

by SPK
1 Dhjetor, 2025
0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Radika Mountain Resort në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar...

Festa e “28 Nëntorit” festohet nën organizimin e përbashkët të të dy Sindikatave policore, të Shqipërisë dhe Kosovë

by SPK
27 Nëntor, 2025
0

Prishtinë, 27 nëntor 2025 Për nder të festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Sindikata e Policisë së...

Postimi tjetër
NJOFTIM PËR ANËTARËT E SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS

NJOFTIM PËR ANËTARËT E SINDIKATËS SË POLICISË SË KOSOVËS

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Komunikatat
  • Visioni/Misioni
  • Statuti
  • Dokumente
  • Ligji i Policisë
  • Forma-Kërkesë
  • E-MAIL
  • Galeria
  • Kontakti

© 2022 Sindikata e Policise se Kosoves.